Flash

Channing Tatum, në lidhje me Jessie J

Lapsi.al 11 October 2018
Channing Tatum, në lidhje me Jessie J

Aktori Channing Tatum e ka lënë pas marrëdhënien me Jenna Dewan dhe ka filluar një romancë me këngëtaren Jessie J.

Një burim pranë “People” ka treguar se marrëdhënia e tyre është ende e re. Në fakt, është zbuluar përpara disa ditësh nga një përdorues i Twitter.

“Kush e dinte se një punë në fushat e golfit do ishte kaq e çmendur. Sot m’u desh të shihja një nga ish-profesorët e mi të urryer të puthej me të fejuarën e tij, pastaj kolegu im preu dorën dhe i duhet të ikte në spital, e si përfundim Jessie J dhe Channing Tatum erdhën të luanin një lojë golfi”. – ka shkruar ai.Ai tregoi se ata ishin shumë të këndshëm.“I përqafova dhe bëra një foto, dhe më e bukura është se dëgjova Jessie-n duke kënduar “somebody to love”” – tregoi @maurerpower172.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI