Flash

NATO për kufijtë Kosovë-Serbi: Nëse i ndryshoni, do merremi edhe me këtë

Lapsi.al 11 October 2018
NATO për kufijtë Kosovë-Serbi: Nëse i ndryshoni, do merremi

Ideja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë po monitorohet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n, kreu i së cilës ka siguruar se aleanca do të merret me këtë çështje, nëse ndodh që të bihet dakord për ndryshim kufijsh.

Ideja për korrigjim kufijsh është propozuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak muaj më parë dhe duket se është përkrahur nga pala serbe. Por pothuajse të gjitha palët politike në Kosovë janë kundër kësaj zgjidhjeje, e cila do të ishte në fakt një realizim i një propozimi të Serbisë, këtu e shumë vite më parë.

Serbia kërkon të marrë Mitrovicën e Veriut dhe fshatra serbë në Veri të Kosovës, ku përfshihet Liqeni i Ujmanit dhe miniera e Trepçës. NATO, një organizatë sigurie dhe mbrojtjeje për të gjithë anëtarët e saj, druhet se ndryshimi i kufijve në vija etnike, do të hapte konflikte të tjera të rajon për devijime të ngjashme të kufirit, për të krijuar shtete deri diku “të pastra” etnikisht, një koncept i dënueshëm në BE dhe pjesën më të madhe të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Jens Stoltenberg, ka folur për qëndrimin e aleancës ushtarake mbi këtë çështje. Stoltenberg ka thënë se NATO do të merrej me çështjen e kufijve, vetëm nëse Beogradi e Prishtina do të bënin ndonjë lëvizje. “E keni parë çfarë thonë anëtarët e ndryshëm, e porosia e rëndësishme nga NATO është se ne mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet”, tha ai për RTS.

“NATO e ka ndihmuar vendosjen e dialogut, që tani zhvillohet nën mandatin e Bashkimit Europian. NATO dhe BE nuk mund t’i zgjidhim problemet, por ne mund të ndihmojmë. Nëse do të ketë ndonjë lëvizje në lidhje me kufijtë, ne do të merremi me këtë”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI