Flash

Alibeaj për Vetting-u në politikë, dëgjesë me shoqërinë civile: Teatër, Rama është kundër

Lapsi.al 12 October 2018
Alibeaj për Vetting-u në politikë, dëgjesë me

Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, e cilësoi seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si “një teatër hipokrizie nga qeveria”, pasi, sipas tij, “verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë”.

“Iniciativa jonë për Vettingun në politikë është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politikë, as në përmbajtje, as në frymë. Është një teatër që po zhvillon Komisioni i Ligjeve për t’i hedhur hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s’duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike”, - tha Alibeaj.

“Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohen me juve”, - shtoi deputeti demokrat.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI