Flash

Paketa anti shpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

Lapsi.al 12 October 2018
Paketa anti shpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?
Paketa e re anti –shpifje, rreth së cilës Rama po flet përditë sikur të ishte problem madhor i vendit, nuk është detyrimisht një nismë që duhet të shihet me syze të errëta. Në një vend si Shqipëria, ku nuk ekziston një traditë e konsoliduar si në shtypin europian, ai i konsultimit të artikujve problematikë nga juristë, përpara botimit të tyre dhe ku cilido gazetar mund t'i trajtojë faktet si opinione, në këtë vend ku çdo politikan mund të lëshojë nga goja çfarë t'i teket për kundërshtarin e tij, nevoja e një rregullimi të kësaj gjendjeje është imediate. Lapsi.al ka dalë edhe me qëndrime të qarta për këtë fenomen (lexo shkrimin poshtë). Lexo me tej:

Andi Bushati: Pro Ramës, kundër shpifjes

Por, pavarësisht se parimisht nuk mund të ketë kundërshtime për rregullimin e gjendjes aktuale, problemi është se ç'qëllime e motivojnë Ramën në këtë nismë. Pse ai po kujtohet tani, kur po e humb betejën e propagandës e cila nuk po i’a mbulon më skandalet? Dhe pse ai po vepron tani, kur e sheh që porosit emisione TV për sukseset e policisë, që i përfundojnë të gjitha tek denoncimet e Babales? Kjo është pyetja që shtrohet, dhe e parë edhe në sfondin e gjërave që po ndodhin, ajo tingëllon një këmbanë alarmi. Prej disa kohësh nga qeveria dhe prokuroria është bërë praktikë, që për çdo skandal që ndodh, përndiqet denoncuesi dhe shfajësohet viktima. Kështu ndodhi me rastin e Dritan Zaganit që u burgos pasi kishte hetuar për lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt dhe këtyre nuk u hyri gjemb në këmbë deri sa i kapën italianët. Kështu ndodhi me rastin e Rexhepit, djalit përdhunues të deputetit, që shëtiti i lirë për gjashtë muaj, ndërkohë që Rama e quante komisarin Nuhu "një horr që do të ndiqet këmba këmbës". Kështu po ndodh edhe me rastin "Babale", ku kërkojnë të burgosin gazetarin Jetmir Olldashi, megjithëse Agron Xhafajn, me dënim për trafik droge, e lejuan të ikte. Ky është standarti që po vendos Rilindja dhe frika është se mos kjo mendësi frymëzon edhe paketën e ardhshme që gjoja, do të mbledhë lekë për kopshtet e fëmijëve dhe për edukimin (lexo poshtë).

Rama sqaron paketën ‘Anti-shpifje’: Në gjyq për çdo akuzë që na bëjnë. Lekët e fituara shkojnë në fondin e edukimit

Prandaj, megjithëse të gjithë mund ta pranojnë që problemi i shpifjeve në politikën dhe gazetarinë shqiptare duhet rregulluar, koha kur po bëhet, njerëzit që po e iniciojnë dhe precedentët e mësipërm, janë sinjale që ajo mund të jetë e rrezikshme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë 'Babalen'

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më par...

19:37

Pas krizës/ 10 këshilla për Edi Ramën

Pas skandalit spektakolar të rilindjes dhe prokurorisë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, një nga ish bashkëpuntorët e afërt të Edi Ramës, megjithëse sot ësh...

09:46

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI