Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ekskluzive/ 'Babalja' pozon për Lapsin nga Kosova

Lapsi.al 12 October 2018
Ekskluzive/ 'Babalja' pozon për Lapsin nga Kosova

“Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirë nga gjykata në Prishtinë edhe pse u ndalua ditën e djeshme për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri.

Ai ka pozuar me avokatin e tij Tomë Gashi.

Sot gjykata në Prishtinë ka vendosur që ta lirojë nga masa e arrestit. Avokati i tij në Prishtinë konfirmoi lajmin.

Në një komunikim telefonik me News24, Veliu tha se ka frikë të kthehet në Shqipëri. Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata nuk e pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest të Babales, pasi për shtetasin në fjalë vijojnë ende procedurat për azil, shpjegoi avokati. Nga ana tjetër, procedurat për ekstradimin e tij vijojnë ende.

Babalja u arrestua dje nga policia e Kosovës në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, vend në të cilin Albert Veliu qëndronte që prej muajit qershor. Veliu pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi sipas tij ai ka denoncuar një rast të trafikut të drogës. Prokuroria shqiptare ka ngritur ndaj tij akuzën për “kallëzim të rremë” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Të këshilluara

Dhunoi nusen, arrestohet vjehrra nga Korça

Një tjetër rast dhune në familje vjen nga Korça, aty ku raportohet se një vjehrre ka rrahur nusen. 48-vjeçarja nga Kamenica e Korçës, Shegë Bezolli pas ngjarjes...

17:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI