Flash

Grezda e Berisha llogaritarë: "Edhe një pikë në Izrael është mirë…"

Lapsi.al 12 October 2018
Grezda e Berisha llogaritarë: "Edhe një pikë në Izrael

Ndeshja e të dielës në Izrael është nga ato për të mos u humbur. Fitorja e Izraelit përballë Skocisë i ka çuar të tre skuadrat e grupit C1 në Ligën e Kombeve, në kuotë të barabartë pikësh. Paralajmërimi i dhënë nga izraelitët përpara ndeshjes së të dielës, është kuptuar qartë nga kuqezinjtë, edhe pse Eros Grezda e Etrit Berisha në konferencën për shtyp nuk e kanë humbur pozitivitetin, duke bërë llogaritë se edhe një pikë do të ishte shumë e vlerë…

"Nuk do të ishte keq barazimi, bëri llogaritë portieri i përfaqësueses. Edhe nëse fitojmë, edhe nëse barazojmë, mendoj se ndeshja deçizive do të jetë me Skocinë në shtëpi".

Në fakt, edhe në rast fitore ashtu si barazimi, ndeshja me Skocinë e luajtur në shtëpi do të jetë deçizive, me skuadrën që do ti duhej të mundte skocezët, që na kanë mundur në ndeshjen e parë në Hampden Park.

Barazimi do ti çonte kuqezinjtë në kuotën e 4 pikëve dhe përsëri duhet të fitojmë në ndeshjen me Skocinë, (nëse mundin Izrealin në Skoci shkojnë 6 pikë, nëse barazojnë qendrojnë 4 të dyja). Në të gjitha rastet fitorja me Skocinë është decizive, gjë që edhe Grezda e di mirë.

"Është një ndeshje e rëndësishme. Izraeli ka kualitet dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan, por fjala e fundit është me Skocinë".

Kuqezinjtë kanë kujtime të bukura nga transferta në Izrael, herën e fundit fitues 0-3, vetëm se këtë herë do të jetë krejt ndryshe dhe mbi të gjitha kuqezinjtë do të jenë pa Sadikun dhe Roshin, dy lojtarët që një vit më parë ishin protagonistët absolute.

Të këshilluara

Video/ Malta shtang euforinë e Kosovës

Shumë eufori nuk bën asnjëherë mirë dhe gjashtë minuta pas rifillimit Malta barazon rezultatin. Në minutën e 51' Andre Agius ka barazuar rezultatin, duke thyer ...

21:58

Video/ Kosova në avantazh me Kolollin

Kosova shënon një gol shumë të rëndësishëm për të konsoliduar kryesimin e Grupit në Ligën e Kombeve. Benjamin Kololli shënon një gol të bukur në hyrje të zonës,...

21:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI