Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lubonja: Paketa anti-shpifje e Ramës e ngjashme me stalinizmin

Lapsi.al 12 October 2018
Lubonja: Paketa anti-shpifje e Ramës e ngjashme me stalinizmin

Fatos Lubonja e krahasoi ligjin anti-shpifje që do të përgatisë kryeministri Edi Rama me stalinizmin.

Në rubrikën "Opinion" në News 24, Lubonja shprehet se edhe stalinizmi dënonte kundërshtarët, dhe me punën e tyre do të ndërtonte kopshte e shkolla.

Rama sqaron paketën ‘Anti-shpifje’: Në gjyq për çdo akuzë që na bëjnë. Lekët e fituara shkojnë në fondin e edukimit 

Fatos Lubonja u shpreh se duke tentuar të hapë departamentin e shpifjeve, kuptohet se Rama ka kapur drejtësinë.

“Stalinizmi çfarë bënte?! Armiqtë që kanë bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit, kanë shpifur se ne jemi vendi më i lumtur në botë, dënohen, do shkojnë për riedukim dhe me punën e tyre do mbaj kopshtet e shkollat. Se ka konceptin e shtetarit. Deri dje ka thënë do forcoj drejtësinë tani do të bëjë departament. Kush do e paguajë këtë departament. Është si puna e atyre Dacibaove dhe revolucionit kulturor kinez. Del jashtë institucioneve dhe krijon institucione të tjera, si garda e kuqe. Është qesharake dhe e rrezikshme sepse në fund fare tregon se ka kapur drejtësinë dhe tani hap departamentin e shpifjeve, shpifësi më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë. A doli ky zotëria tha laboratori me famë etj, a nuk ishte shpifje kjo. Këtu është një karikaturë morale e gjithë kjo histori. Kjo nuk më shqetëson se ky është i sëmurë. Problem janë të gjitha ata që i vijnë nga mbrapa që flasin dhe anglisht, përveç atyre oligarkëve që e mbajnë”, u shpreh Fatos Lubonja.

Të këshilluara

Dhunoi nusen, arrestohet vjehrra nga Korça

Një tjetër rast dhune në familje vjen nga Korça, aty ku raportohet se një vjehrre ka rrahur nusen. 48-vjeçarja nga Kamenica e Korçës, Shegë Bezolli pas ngjarjes...

17:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI