Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

‘Më qëlluan me shuplakë dhe më thanë pijanec’: Flet autori i masakrës në Mat

Lapsi.al 12 October 2018
‘Më qëlluan me shuplakë dhe më thanë

Tre viktimave nga masakra e djeshme në Shëlli të Matit u është dhënë lamtumira e fundit dhe Bashkia ka marrë përsipër shpenzimet. Ndërkohë autori i masakrës, Kujtim Koxha, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pranuar krimin dhe u tha hetuesve se e qëlluan me shuplakë dhe i thane pijanec.

Njëri nga viktimat më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i pirë. Kjo ka qenë dëshmia e autorit të masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur në Shëlli të Matit. Autori i krimit të trefishtë, Kujtim Koxha, u tha hetuesve që nuk mbante mend më se çfarë ka ndodhur, raporton ABC News.

Kujtonte vetëm faktin që e fyen dhe e goditën me shuplakë. Ky ka qenë momenti kur pas debatit për rrugën me punonjësit e bashkisë ai ka vrapuar në shtëpi 500 metra larg lokalit ku po drekonin dhe mori automatikun. Më pas e gjitha u kthye në masakër. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t’ia hiqte armën nga dora, pasi Koxha qëllonte për t’i vrarë të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë tre të vrarëve u është dhënë lamtumira. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i Bashkisë së bashku me Këshillin Bashkiak, si dhe deputeti Përparim Spahiu. Bashkia Mat vendosi një fond prej 1 milionë lekë për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën “Qytetarë Nderi”.

Krimi ndodhi mesditën e të enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij. Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI