Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Arrestohet autori i cili vrau me thikë 30-vjeçarin në Kombinat

Lapsi.al 13 October 2018
Arrestohet autori i cili vrau me thikë 30-vjeçarin në Kombinat

Arrestohet autori i vrasjes së 30 vjeçarit Holti Hajdari me 11 tetor në Kombinat.

Në pranga ka rënë Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën "Bego Hoxha" në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen" thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Vrasja me dashje" .

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI