Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Basha kërkon referendum për rikthimin e ligjit të dënimit me vdekje në Shqipëri

Lapsi.al 13 October 2018
Basha kërkon referendum për rikthimin e ligjit të dënimit me

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur se për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri, ai është gatshëm të shkojë në referendum në momentin që PD-ja të vijë në pushtet. Deklaratat Basha i bërë mbrëmë gjatë një komunikimi me mediat pas ngushëllimeve për masakrën e Matit.

I pyetur nga gazetarët nëse duhet rikthyer ligji i dënimit me vdekje pas gjithë këtyre ngjarjeve të rënda, Basha është shprehur.

“Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t'ja shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, momentin që Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, tha kreu i opozitës.

Por Shqipëria që nga viti 1995 kur u bë anëtare e Këshillit të Europës nuk ka dhënë dënime me vdekje dhe për veprat më të mëdha penale vendimi është shndërruar në "burgim të përjetshëm". Ekzekutimi i fundit është ai i vitit 1992 në Fier, ku dy vëllezër u vranë në mes të qytetit pasi kishin vrarë kur po grabisnin brenda në shtëpinë e viktimave, 5 pjestarë të një familje, përfshi një foshnje.

Heqja globale e dënimit me vdekje është një nga objektiva kryesore të politikës së të drejtave të njeriut të BE-së.

Në vitin 2013, Ministrat e Jashtëm të 42 vendeve të botës, përfshirë dhe Shqipërinë, firmosën deklaratën kundër dënimeve me vdekje, por aktualisht 52 shtete kanë ende në fuqi ligjin e ekzekutimeve.

Bjellorusia është shteti i vetëm në Europë që ka në fuqi dënimin me vdekje. Ndër 52 vendet, përfshihen edhe katër vende të industrializuara që vijojnë ende të ekzekutojnë kriminelët: SHBA, Japonia, Singapori dhe Tajvani.

Të këshilluara

Fier, zjarri shkrumbon një magazinë

Një magazinë me materiale në fshatin Zharrës të Fierit është përfshirë nga zjarri, duke u djegur plotësisht. Nga flakët mësohet se rrezikohet edhe fabrika që...

13:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI