Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

“Bastet s’do luhen as online”, Drejtori i Financave tregon të ardhmen e bixhozit

Lapsi.al 13 October 2018
“Bastet s’do luhen as online”, Drejtori i Financave tregon

Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera komentoi në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, edhe deklaratat e deputetit Erion Brace në parlament, i cili foli për shtetëzim të lojërave të fatit. Lera tha se nuk duhet përdorur termi ‘shtetëzim’ pasi shteti nuk po konfiskon pasurinë e dikujt dhe ta përdori për interesat e veta.

“Po mbyllet një biznes i caktuar sepse konsekuencat që sjell në shoqërinë shqiptare janë gjykuar që janë me pasoja. Në kuptim të prishjes së familjeve, shpenzimit të lekëve në mënyrë inproduktive të futjes së kapitaleve me origjinë të dyshimtë etj, pra këto janë faktorët kryesorë që imponuan këto zgjidhje”, theksoi Lera.

Ndërsa theksoi se ndodhen në proces të riformatimit të këtij sektori Lera përmendi edhe shembuj të ndryshëm se si mund të kryhet ai.

“Një shembull mund të jetë që kategori të caktuara të lojërave të fatit t’i organizojë shteti, por ky nuk është konfiskim, ky nuk është shtetëzim. Shteti vendos që kategori të caktuara për arsye madhore, t’i organizojë vetë. Dhe ka shtete që organizojnë lojëra të ndryshme fati”, tha ndër të tjera Lera, ndërsa shtoi se një ndër opsionet është organizimi në një ndërmarrje të madhe.

“Unë nuk mendoj se jemi në fazë emergjence kemi edhe dy muaj e gjysmë kohë, ndaj të gjitha alternativat do të gjykohen.”

“Edhe bastet online do të jenë pjesë e kësaj mase, pra nuk do të luhet as online. Shteti, administrata që do të lancojë një masë të tillë, ka edhe detyrimin ligjor të kontrollojë zbatimin e kësaj masa. Pra organet ligjzbatuese të këtij vendi, tatimet apo policia do të jenë në funksion të zbatimit të këtij ligji”, deklaroi Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.

Në përfundim Lera theksoi edhe një herë se një mënyrë e organizimit mund të jetë organizimi nëpërmjet një monopoli shtetëror, një opsion tjetër mund të jetë organizimi përmes një kontrolli të rreptë të pagesës, apo futjes në lojë përmes kartës së identitetit të çdo personi nëse është në moshën e lejuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI