Flash

Manchester City, presidenti pranon: "Ne u përpoqëm ta merrnim Messin"

Lapsi.al 13 October 2018
Manchester City, presidenti pranon: "Ne u përpoqëm ta merrnim

Duke folur gjatë një konference në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti i Manchester City, Khaldoon al Mubarak, pranoi se kishte provuar goditjen e shekullit, të blinte Leo Messin: "Është e vërtetë, ne gjithashtu i kërkuam Guardiolës që ta bindte atë të pranonte ofertën tonë. Ne i ofruam atij trefishin e saj që ai fiton aktualisht te Barcelona, për fat të keq ai gjithmonë ka thënë jo".

City është përpjekur të bindë argjentinasin me gati 130 milionë në sezon, krahasuar me 43 që merr në Katalonje. Paraja nuk është gjithçka në jetë, veçanërisht nëse fitoni një mal me para, ndaj dhe "Pleshti" i tha "jo" shifrës stratosferike që i vendosën në pjatë qytetarët. Nga ana tjetër, Barcelona është shtëpia e tij, çdo vit ekipi lufton për të fituar çdo trofe dhe fenomeni argjentinas nuk është kurrë i ngopur me suksese dhe rekorde.

Një mision i pamundur që konfirmon atë që u tha nga Guardiola që kur erdhi në Manchester në korrik 2016. "Nuk do ta marrim, më vjen keq. Do ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona".

Të këshilluara

Kina e thërret: Benzema, lamtumirë Real..?

Sirena të reja kineze për Karim Benzema. Sipas asaj që raporton Don Balon, Los Blancos kanë marrë një ofertë prej 50 milionë euro nga Kina për sulmuesin francez...

15:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI