Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

“Mea culpa”, ndjesa e dyfishtë Mustafa Nanos nuk tregon thelbin

Lapsi.al 13 October 2018
“Mea culpa”, ndjesa e dyfishtë Mustafa Nanos nuk tregon thelbin
Mustafa Nano kërkoi sërish ndjesë edhe në emisionin e tij “Provokacja”, pasi e bërë këtë gjë një herë në "Opinion". Shkak për këtë ndjesë të dyfishtë u bë figura e keqe që ai bëri gjatë debatit me deputetin demokrat Ervin Salianji në emisionin “Opinion”. Mbrëmjen e djeshme, emisionin e tij “Provokacja”,  Nano e nisi duke kërkuar të falur për fjalorin aspak etik. “Ka patur plot njerëz që më thanë bravo të qoftë. Por jo, sjellja ime ishte absolutisht e gabuar. Dola i humbur nga ajo studio dhe i humbur del kushdo që bën atë sjellje”, u shpreh Nano duke vazhduar:“ U bëra njësh me standardin e ulët dhe dhunova një standard timin dhe është ky fakt që më bën të mos jem krenar për ç’bëra e ç’thashë (lexo poshte).

VIDEO/ “O Ko** kandari do shkosh në burg” si shpërthyen Muç Nano dhe Lenc Vangjeli pas videos së Salianjit

Por, në fakt, indinjata që shpërtheu në rrjet me analistin që shquhet për qëndrimet e tij kundër PD-së, nuk kishte të bënte me britamat kundër Salianjisit, as për faktin se i tha atij "Koqe kandari" apo "i përddorur". Të tilla fyrje me ngritje zëri janë fatkeqësisht të shpeshta në studiot tona. Gafa e Nanos dhe e kolegut te tij Lorenc Vangjeli ishte se ndërkohë që Salianjisi nxorri një video që sipas tij hidhte poshte versionin e Ramës dhe prokurorisë, ata në vend që të bënin rolin e gazetarit që përpiqet të kuptojë (dhe pastaj nëse bindet edhe mund ta hedhë poshte) , bënin rolin e zhurmuesit që s'lejon publikun të marrë vesh. Ky qe mëkati i vërtetë i Nanos, fakti që gjaknxehtësia e vuri në një pozitë ku ai nuk do të kishte dashur të ishte. Por këtë ai nuk e ka konsideruar si nje gjë për të cilën duhet të bënte “mea culpa”. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Prokuroria merr vendimin për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohe...

15:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI