Flash

Në Izrael varet fati i kuqezinjve, por Panucci bën misteriozin: "Formacionin do ta mësoni kur të fillojë ndeshja"

Lapsi.al 13 October 2018
Në Izrael varet fati i kuqezinjve, por Panucci bën misteriozin:

Shqipëria do të zbresë në fushë pas 24 orësh, por duket sikur mezi prete të tregojë se cfarë është e aftë të bëjë përballë Izraelit. Atmosfera në skuadër është cuditërisht entuziaste, pavarësisht mungesave të shumta dhe dëmtimeve e refuzimive që e goditën skuadrën kuqezi në prag të sfidës zyrtare për Ligën e Kombeve. Tekniku, Christian Panucci, ndryshe nga nervozizmi i ndeshjeve të fundit e ka marrë me humor, një ndeshje që është vendimtare për të dhe kuqezinjtë, gjithnjë nëse munden. "Është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë" tha italiani në konferencën për shtyp.

Mund të jetë edhe kështu, por ka një motiv: fakti që Izraeli luajti një ndeshje të intensitetit të lartë e bën Panuccin të shpresojë në këmbët e rënduara të kundërshtarit. Në anën tjetër, kuqezinjtë kanë rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm, si Mavraj apo Grezda. Sulmuesi i Rangers ka kaluar edhe problemin në shpinë dhe sot nuk ka patur aspak dhimbje, duke qenë gati për takimin të dielën në 20-45 në Tel Aviv.

"Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgou - shpjegoi Panucci në konferencën për shtyp para ndeshjes -. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne, por edhe për ata që kanë luajtur tre ditë më parë".

Mbrojtje me tre duket se është e mednuar që më parë, por nëse do të luajë me dy sulmues, apo me linjë treshe pas qendërsulmuesit të vetëm, italiani bën misteriozin dhe thotë: "Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam patur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci. Do të ketë lojtarë në formacion, edhe nga ata që u aktivizuan ndaj Jordanisë".

Një grup i ndërlikuar, me tre skuadra në kuotë të barabartë pikësh, 3. E rëndësishme për kuqezinjtë është të mos dalin të mundur nga kjo sfidë, për të luajtur gjithcka në shtëpi kundër Skocisë, ku nuk bën diferencë nëse kemi 4 apo 6 pikë. Fakti që skocezët na kanë mundur në ndeshjen e parë, na bën të detyruar të fitojmë kundër tyre, gjithnjë nëse në përplasjen direkte nuk kemi pikë më shumë se Highlanders.

Të këshilluara

Kina e thërret: Benzema, lamtumirë Real..?

Sirena të reja kineze për Karim Benzema. Sipas asaj që raporton Don Balon, Los Blancos kanë marrë një ofertë prej 50 milionë euro nga Kina për sulmuesin francez...

15:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI