Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Nisma 'Antishpifje'/ ish-ministri Manjani ironizon Ramën: Flet gënjeshtari numër një

Lapsi.al 13 October 2018
Nisma 'Antishpifje'/ ish-ministri Manjani ironizon Ramën: Flet

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas nismë ‘Antishpfije’ të propozuar një ditë më parë nga kryeministri Rama. Ironik me kreun e qeverisë, duke e konsideruar si gënjeshtarin numër një në vend, përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se ‘Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike.’

“Ooo kush flet për përgjegjësi fjalësh! Gënjeshtari numër një! Autori i manualit të shpifjes me titull “Kurbani”. Rrenat e Tij po marrin në qafë gjithë njerëzit. Pa dyshim që duhet të përgjigjet për fjalët dhe urdhërat që lëshon. Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekën zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm. Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike. Sikur të gjithë që kritikojnë atë dhe modelin e tij sundues të bëhen bashkë nuk i afrohen dot kostove të një rrene të vetme të tij. Kërkon mbrojtje nga ligji kur e shkel vetë atë me të gjitha këmbët. Ku e ka parë e lexuar këtë ligj, sipas të cilit u dashka paditur populli apo kundërshtarët politikë me zor?! Edhe paditë vartësit e tij deputetë e Ministra, duhet ti bëjnë jashtë dëshirës së tyre, sepse i urdhëron ai.”- shkruan Manjani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI