Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Skllavëria moderne, Britania 2 mln paund Shqipërisë për të luftuar trafikun

Lapsi.al 13 October 2018
Skllavëria moderne, Britania 2 mln paund Shqipërisë për

Aq shqetësues është trafikimi i viktimave të skllavërisë moderne nga Shqipëria drejt Britanisë, saqë autoritet britanike tanimë kërkojnë që ta luftojnë këtë fenomen në vendin e origjinës.

Një program prej 2 milionë stërlinash është akorduar nga Londra për Shqipërinë gjatë takimit të zyrtarëve të lartë të rendit të të dyja vendeve, ku fondet do përdoren për të frenuar trafikimin e viktimave të skllavërisë moderne, duke mbështetur viktimat që të rindërtojnë jetën në vendin nga vijnë, si dhe për të frenuara njerëzit në rrezik që të bien në duart e trafikantëve në Shqipëri që mundësojnë dërgimin e tyre drejt Britanisë.

Rreth 800 ishte numri i këtyre viktimave në vitin e kaluar që u paraqiten përpara autoriteteve britanike duke kërkuar azil nga Shqipëria, ç’ka përbën numrin më të madh të shtetasve të huaj.

Tirana, dhe rrethet Dibër, Shkodër dhe Kukës janë identifikuar nga qeveria britanike si zonat nga vijnë shumica e viktimave që kërkojnë azil për shkak të trafikimit.

Zëvendësministrja britanike për Krimin, dhe Mbrojtjen e Njerëzve të Rrezikuar, Victoria Atkin thotë se “duke punuar me partnerët tanë shqiptar në mund të ndryshojmë tej mase jetën e atyre që u janë vjedhur të drejtat themelore njerëzore”.“Shpresa Programme”, shoqata më aktive e komunitetit shqiptar në Britani që merret me integrimin e këtyre viktimave në shoqërinë angleze, e mirëpret këtë financim.

Luljeta Nuzi, drejtuesja e “Shpresa Programme”, thotë se “ne urojmë që këto fonde të përdoren në mënyrë efikase për të rritur mundësinë e edukimit dhe për të ndryshuar konceptin e fajësimit të personit të trafikuar”.

Ky program i qeverisë britanike do ndihmojë edhe zyrtarët e drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar ligjërisht trafikantët e qenieve njerëzore./ Top Channel

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI