Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Tentuan të vidhnin një vilë në Lezhë, babë e bir kapen nga policia

Lapsi.al 13 October 2018
Tentuan të vidhnin një vilë në Lezhë, babë e bir

Babai  dhe djali 17 vjeç akuzohen si autorë të të një sërë grabitjesh në qarkun e Lezhës. Gjahu i fundit i tyre ishte një banesë vilë  pa persona brenda. Policia thotë se ata janë arrestuar teksa po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.

Dy të arrestuarit janë Bardhok Miza, 42 vjeç dhe djali i tij E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

"Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull  Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:  frigorifer, tavolinë,  karrike, lavatriçe, disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake " informoi sot policia e Lezhës.

Gjithashtu, policia thotë se të arrestuarit,  janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

-Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll - Lezhë.

- Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Vjedhje" kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI