Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Trafikuan mbi 10 ton kanabis në Itali nga porti i Durrësit, në gjyq trafikanti dhe 24 doganierë e policë

Lapsi.al 13 October 2018
Trafikuan mbi 10 ton kanabis në Itali nga porti i Durrësit, në

Prokuroria për Krimet e Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 25 policë e doganierë, të cilët kaluan kamionin me 8 ton drogë 1 vit më parë nga Porti i Durrësit. Droga me vlerë 80 mln euro u sekuestrua nga Policia e Napolit në një mega operacion, pasi kishte mbërritur nga Porti i Durrësit.

Mësohet se janë mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasve:Florenc Tresa, i akuzuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim, Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, IliasMalja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula.

Këta persona kanë pasur funksione si punonjës doganor të doganave Qafë-Thanë, Vorë, Durrës si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

Hetimi kryesor për këtë çështje është trafikimi i drogës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Ankonës në Itali, në dy episode, i pari më datë 05. 02. 2017, rreth 8 ton dhe episodi i dytë, më datë 19. 03. 2017, rreth 2 ton drogë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI