Flash

Trukimi: PSG distancohet, por ai goli i Marin...

Lapsi.al 13 October 2018
Trukimi: PSG distancohet, por ai goli i Marin...

Paris Saint Germain, përmes një komunikate zyrtare, refuzon me forcë cdo lidhje mbi një përfshirje të klubit në kombinimin e pretenduar të ndeshjes kundër Crvena Zvezda, para të cilës një drejtues i klubit serb kishte vënë bast 5 milionë euro mbi humbjen me 5 gola diferencë të skuadrës së tij.

Në fakt, ndeshja e Champions League përfundoi ekzaktësisht si ishte vënë basti, me rezultatin 6-1, edhe pse francezët pretendojnë se nuk kanë gisht. Mbi të gjitha peshon ai gol i Marin, në minutën e 76, me rezultatin 5-1, që kompromenton pozitat e parisienëve.

"Klubi refuzon cdo përfshirje në mënyrë direkte apo indirekte... Paris Saint-Germain është në dispozicion të hetuesve" lexohet në komunikatën për shtyp.

KOMUNIKATA E KLUBIT

"Me habi të madhe Paris Saint-Germain është vënë në dijeni këtë të premte, nga artikulli i 'L'Equipe' që tregonte dyshimet për kombinim të ndeshjes së Champions League luajtur në 3 tetor kundër Crvena Zvezda dhe dyshimit për akte të kryera nga bastvënës nga Serbia.

"Klubi refuzon cdo përfshirje në mënyrë direkte apo indirekte në lidhje me këto dyshime e saktëson se në asnjë moment Paris Saint-Germain nuk është marrë në pyetje nga Prokura financiare kombëtare e ngarkuar për këtë hetim.

Paris Saint-Germain është në dispozicion të hetuesve e nuk do të tolerojë asnjë dëm të reputacionit të tij ose drejtuesve të klubit. Për këtë qëllim, Klubi ka të drejtën të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujto që njollos Klubin e drejtuesit e tij.

Klubii qendron edhe njëherë impenjimit të tij për principin fondamental të sportit që është dhe do të jetë gjithnjë integriteti i kompeticioneve".

Të këshilluara

Video/ Zvicra surprizon Djajtë e Kuq

Zvicra barazoi rezultatin, pas 18 minutash nga avantazhi i Belgjikës. Mario Gavranovic ka shënuar në minutën e 76, duke i dhënë lojës tjetër panoramë në minutat...

22:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI