Flash

Video/ Shqipëria rrëzohet në Izrael...po tani Panucci?

Lapsi.al 14 October 2018
Video/ Shqipëria rrëzohet në Izrael...po tani Panucci?

Shqipëria del e mundur nga Izraeli, në një ndeshje ku kuqezinjtë kanë krijuar raste, por janë ndëshkuar në ekstremet e takimit: 8 minuta nga fillimi i lojës dhe 7 minuta nga fundit. Vendi i parë është zhdukur nga radarët, por tani rrezikojmë edhe zbritjen një Ligë më poshtë.

Ka qenë një Shqipëri e mirë, por me fraksione e dobët në përqendrim dhe neglizhente apo e pafuqishme në mbrojtje. Mavraj në linjën treshe ka vuajtur shumë më tepër se mendohej. I pafalshëm gabimi në golin e parë, por jo vetëm kapiteni, por gjithë reparti që nuk pa Hemed të dilte i vetëm përballë Strakoshës dhe të shënonte me gjithë komoditetin e duhur.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/VH82sJ48YozuiMVeqKQR_14_143b76fcce2b36213d373761248e630a_video.mp4

Lodhja në këmbët e izraelitëve, pas fitores me Skocinë, nuk u shfrytëzua edhe pse disa mundësi të mira me Balajn e Grezdën ishin, por tekniku vonoi të guxonte me një tjetër sulmues, ashtu si u nxitua të guxonte me Vrionin për Balajn. 20 vjec vetëm nesër, sulmuesi nuk u fut kurrë në lojë, për gjithë motivet e botës. Kishte luajtur 24 orë pas gjithë atyre që luajtën me Jordaninë dhe nuk kishte eksperiencë për të përballuar një rezultat në disavantazh dhe një presion për rezultatin e munguar.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/sPcrv1WumUuDMmunAvUG_14_223d9ab23b58a5c9d14fac9631fc1fa9_video.mp4

Në fund, një tjetër gol i Dia Saba që nxorri jashtë garës edhe me golavarazh Shqipërinë, që nuk ka më asnjë shpresë për të marrë vendin e parë të Grupit C1.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI