Flash

Juventus rigjen Douglas Costa: skualifikimi dhe dëmimi përfunduan

Lapsi.al 15 October 2018
Juventus rigjen Douglas Costa: skualifikimi dhe dëmimi përfunduan

Ndonjëherë historia përsëritet. Një vit më parë (14 tetor) Douglas Costa shënoi golin e parë me fanellën bardhezi kundër Lazios, por nuk shërbeu për të shmangur humbjen e parë sezonale. Në atë kohë, braziliani ishte një objekt misterioz për Serie A. Dimri dhe viti i ardhshëm e transformuan në lojtar deciziv.

Edhe në vitin e tij të dytë tek Juventus, Costa nisi pa zhurmë, një ndeshje titullar në pesë (atë kundër Chievos), astaj kartoni i kuq për pështyrjen ndaj Di Francesco me Sassuolo, 4 javë skualifikim në kampionat e dëmtimi në Champions League (traumë kontuzive/ndrydhje e kaviljes së majtë e tërheqje muskulare e kofshës së djathtë në Valencia). Douglas Costa ka përfunduar dëmtimin e gjatë e ndërkohë ka rikuperuar, duke qenë gati për ndeshjen e parë.

Duke qenë se mes sulmuesve vetëm Cristiano Ronaldo, Mandzukic e pikërisht braziliani nuk janë impenjuar në ndeshjet e kombëtareve, atëherë me shumë mundësi Douglas Costa kthehet në një titullar potencial të shtunën në 20 tetor kundër Genoa. Edhe nëse nuk ndodh, Massimiliano Allegri ka rigjetur një diamante në pankinë, sepse sezonin e kaluar braziliani i solli Juventus 13 pikë si zëvendësues. Këtë vit nuk ka shënuar ende, por sezonin e kaluar kundër Genoa e bëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI