Flash

Khabib provokon Mayweather: “Në xhungël ka vetëm një mbret”

Lapsi.al 15 October 2018
Khabib provokon Mayweather: “Në xhungël ka vetëm një
Në 6 tetor, në T-Mobile Arena të Las Vegas, Khabib Nurmagomedov e Conor McGregor u sfiduan për titullin kampion të peshave të lehta UFC. Rusi triumfoi në fund, duke e mbyllur ndeshjen në raundin e katërt me dorëzim. Mbrëmja u bë më spektakolare pas sherrit që shpërtheu mes stafeve të dy luftëtarëve. Për shkak të një rrahje të tillë, Khabib nuk e ka marrë ende brezin e kampionit e, bashkë me McGregor, është pezulluar nga federate nga 15 në 24 tetor, kur do të merret një vendim përfundimtar. Por as koha për tiu gëzuar suksesit me McGregor, sepse Khabib ka vendosur të lëshojë një tjetër dorezë sfide në krahun tjetër të profesionit, aty ku provoi vetë iralandezi pak kohë më parë. Rusi ka provokuar Floyd Mayweather, boksierin amerikan që në ring ka arritur 50 fitore e asnjë humbje. Pathyeshmëri që e mban edhe Khabin, me një 27-0 që e bëri rusin të sfidojë Pretty Boy Floyd. Mesazhi arriti përmes një video në Instagram postuar nga Leonard Ellerbe, CEO i Mayweather. “Në xhungël ka vetëm një mbret. E duket qartë se jam unë, duke qenë se Floyd nuk arriti ta hedhë të tapet McGregor, ndërsa unë e bëra me lehtësi. Floyd, duhet ta bëjmë një ndeshje, sepse jemi të dy të pamundur”. Boksieri amerikan është tërhequr zyrtarisht vitin e kaluar pasi mundi në raundin e 10 irlandezin, por brenda fundit të vitit do të kthehet në ring për tu përballur me filipinasin Manny Pacquiao. Kështu që mundësitë për ti parë në ring Khabib e Mayëeather në 2019 janë të mëdha.
View this post on Instagram

Look who I ran into at tonight’s fights in Russia.

A post shared by Leonard Ellerbe (@leonardellerbe) on

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI