Flash

Krahasimi i fjalimit me atë të 2015/ Çfarë u thotë Rama policëve pas skandaleve

Lapsi.al 15 October 2018
Krahasimi i fjalimit me atë të 2015/ Çfarë u thotë
Fjalimi i sotëm i Edi Ramës, përpara drejtuesve të policisë në vend, ishte një “deja vue” e shëmtuar. Që në fillim të fjalës së vet, që u shoqërua nga ndërprejre, gulçime dhe marrje fryme (zakonisht i ndodh kur lexon gjëra që nuk i beson as vetë), kryeministri deshi t'i sigurojë drejtuesit e policisë se ata nuk duhet të shpërqëndrohen asnjë moment nga shpifjet dhe akuzat monstruoze që u bëhen. Fjala është se policia e shtetit është vënë në dyshime të mëdha pas rasteve të Xhisielës, Agron Xhafajt dhe lidhjeve të politikanëve me krimin, ndaj të cilave ajo qëndron indiferente. Prandaj Rama është yshtur t'i sigurojë ata se këto janë shpifje dhe se të gjitha akuzat e opozitës dhe portaleve nuk janë të vërteta.

Andi Bushati: Perceptimi për krimin/Ramës i është thyer termometri

Por, Lapsi.al ka krahasuar videot e fjalimit të sotëm të kryeministrit me atë që mbajti në shtatorin e 2015, në konferencën show, “Antidroga, një histori suksesi”. Nga ky fjalim, që sa herë mund ta shikosh aq herë mund të nxjerrësh perla, duket qartë se edhe aty Rama ka dashur të motivojë uniformat blu. Ai thotë se e kupton si ndihet një polic i ri kur dëgjon se është tradhëtuar nga qeveria, ministri, drejtori i policisë, shefi i komisariatit, etj. Ai shpjegon se si i priten atij gjunjët kur shkon për të luftuar kundër drogës. Po të kujtojmë se kjo konferencë me titullin qesharak “Antidroga, një histori sukesi”, u bë pasi Dritan Zagani kishte akuzuar për lidhjet e ministrit të Brendëshëm Saimir Tahiri me Habilajt, e marrim vesh me mirë se për çfarë flet Rama sot. Lexo me tej: VIDEO/ Shikoni se si me zor mbushet me frymë Rama në fjalimin para drejtuesve të policisë

Basha: Rama po mbron sot Xhafën, Veliun dhe Ballën ashtu siç mbronte dje Tahirin

Atëherë u mor vesh se edhe edhe ministri, edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, edhe shefat e komisariatit të Vlorës, që sot janë në kërkim, nuk qenë të interesuar t'u fusnin shkopinj nën rrota Habilajve. Prandaj edhe policët e thjeshtë nuk mund të bënin më shumë. Njësoj si tani, kur çfarëdo të thotë Rama, përmes fjalimesh ku e tradhëton frymëmarrja, policët e thjeshtë e dinë se e gjitha është një teatër. ©Lapsi.al https://www.youtube.com/watch?v=FfgQW793fd0&feature=youtu.be https://www.youtube.com/watch?v=5f-UAbdmCxI&feature=youtu.be  

Të këshilluara

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë 'Babalen'

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më par...

19:37

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI