Flash

Luis Enrique tregon përmbysjen e munguar: "Humbje e rëndë, por duhet pranuar"

Lapsi.al 16 October 2018
Luis Enrique tregon përmbysjen e munguar: "Humbje e rëndë,

Nuk e kishte imagjonuar aspak kështu ndeshjen e Ligës së Kombeve me Anglinë tekniku i Spanjës, Luis Enrique. Një humbje e rëndë për iberikët, që në Sevilla dorëzohet 3-2 kundër britanikëve që e zgjidhën ndeshjen në një pjesë loje: "Zhvilluam një pjesë të parë të shëmtuar, duhet ta pranojmë - komenton Luis Enrique -. Bëmë shumë gabime individuale. Është një humbje e rëndë, por duhet ta pranojmë".

Në pjesën e dytë, gjërat u përmirësuan për la Roja, por Alcacer dhe Ramos në minutën e tetë shtësë nuk mund ti shpëtojnë fytyrës një skuadre që u kthye të ngjajë me atë të Botërorit të Rusisë kur drejtohej nga emergjenti Fernando Hierro: "Në dhomat e zhveshjes i inkurajova lojtarët dhe në pjesën e dytë i vumë tek litarët. Situata është akoma në duart tona, duhet të shkojmë të fitojmë në Kroaci dhe kjo është ajo që do të provojmë të bëjmë".

Nënkampionët e botës u shkatërruan në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Spanjës 6-0, kështu që do të jetë një ndeshje ku Modric e të tjerët do të përpiqen të përmirësojnë imazhin e tyre pas disfatës tenistike.

Të këshilluara

Video/ Anglia trondit Spanjën me Sterling

Përplasja e madhe e mbrëmjes mes Spanjës dhe Anglisë ndizet në minutën e 16 me avantazhin britanik. Raheem Sterling ka shënuar golin e parë për Tre Luanët, duke...

21:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI