Flash

Ramos i urryeri i anglezëve: "taka" të qëllimshme ndaj Sterling

Lapsi.al 16 October 2018
Ramos i urryeri i anglezëve: "taka" të qëllimshme ndaj

Sergio Ramos është ndoshta lojtari më i urryer i tifozëve, vetëm nëse nuk je spanjoll ose me Real Madrid. Kapiteni i Spanjës është përfshirë në një tjetër incident, për ironi të fatit sërisht kundër angelzëve, kur është kapur nga kamerat duke shkelur me taka qëllimisht Raheem Sterling.

Ky episod ndodhi pasi treshja ofensive e Anglisë, vecanërisht Sterling, ia bënë mbrëmjen të vështirë Ramos, duke i shënuar tre gola që në pjesën e parë.

Dhe Ramos përsëriti vetën në Sevilla, me pamjet filmike që tregojnë dukeshëm shkëljen e qëllimshme të mbrojtësit, në kohën kur Sterling ishte i rrëzuar përtokë.

Arbitri i ndeshjes nuk e pa atë që ndodhi, por tifozët anglezë po - dhe natyrisht nuk janë aspak të lumtur, sidomos ata të Liverpool...

Është ende e freskët ndërhyrja që Ramos bëri në finalen e Kiev ndaj Mohamed Salah, duke e detyruar yllin e skuadrës së Anfield Road të dalë nga fusha e lojës i dëmtuar në shpatull - dëmtim nga i cili Salah akoma nuk e ka marrë plotësisht veten për tu kthyer lojtari i sezonit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI