Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Ramush Haradinaj: 'Babalja' nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore

Lapsi.al 16 October 2018
Ramush Haradinaj: 'Babalja' nuk ekstradohet pa kaluar etapat ligjore

I pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si 'Babalja', i cili shfaqet në audio-përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.

“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia” - u shpreh Ramush Haradinaj në forumet e UET.

Ai theksoi se kjo çështje mund të diskutohet kur një vendim i mundshëm për ekstradimin e “Babales" të vijë tek Ministria e Drejtësisë.

“Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet,” tha Haradinaj.

Një ditë më parë në një interviste televizive, avokati i Albert Veliut në Kosovë, mbrojti tezën se ligjërisht, “Babalja” nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, pasi është një person në pritje të marrjes së azilit atje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI