Flash

Tagliavento, arbitri që u përfol për bisedën me Allegrin, jep versionin e tij

Lapsi.al 16 October 2018
Tagliavento, arbitri që u përfol për bisedën me Allegrin,

Paolo Tagliavento, sot ish-arbitër, por sezonin e kaluar gjyqtari i katërt në Inter-Juventus të shumë polemikave (atë për faullin e Pjanic ndaj Rafinha), është kthyer të flasë për një episod që u përfol shumë. Një moment pas ndeshjes, gjatë përshëndetjes në zonën mikse të San Siro me Massimiliano Allegri. "Fjalët e tij u keqinterpretuan. Ndodh shpesh të takohesh me trajnerët në fund të ndeshjes dhe përshëndetesh, ka ndodhur edhe me trajnerët e Roma, Napoli, Inter e shumë të tjerë".

Tagliavento, në Radio Kiss Kiss, shmang të japë një mendim mbi gjykimin e Orsatos në atë ndeshje: "Inter-Juventus u drejtua nga një arbitër i madh e nuk më takon mua të them nëse Pjanic duhej ndëshkuar me karton të kuq, Daniele do ti tregojë të gjithëve se është një arbitër i madh. E sa për gabimet, mund të ndodhin. Gabojnë të gjithë, edhe futbollistët, presidentët e trajnerët".

https://www.youtube.com/watch?v=zejqUXKR4b0

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI