Flash

Video/ Griezmann nënshtron Gjermaninë, Maqedonia turpërohet në Armeni

Lapsi.al 16 October 2018
Video/ Griezmann nënshtron Gjermaninë, Maqedonia turpërohet

Dështim i Gjermanisë. Në Stade de France skuadra e Joachim Löw humbet 2-1 me Francën në Ligën e Kombeve për Grupin A1 dhe sheh tani fare pranë rrëzimin një ligë më poshtë. Ishte ndeshja për të mos u humbur për teknikun dhe Panzerat, që kishin vetëm një barazim, edhe atë kundër Francës. Madje avantazhi i minutës së 14' nga gjermanët me 11 metërshin e Toni Kroos, u duk sikur do ti sistemonte gjërat edhe për teknikun.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/lTdQr3cYq9NbwVDUjvSi_16_ce3f755df0dc46fa706f1536908c65b5_video_720p_converted.mp4

Por Franca luajti më pas si kampione bote dhe në pjesën e dytë përmbysi cdo gjë me dy gola të Griezmann (62' e 11m 80'). Me këtë rezultat Deschamps hipotekon vendin e parë në grup, ndërsa Löw është një hap larg shkarkimit dhe rrëzimit në Ligën B.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/ltddhWpH4h1H3zrLk3gD_16_5adfa59fab9606bae56b1b990614963a_video_720p_converted.mp4

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/lUb82KEOLorWh1OXKFw6_16_7f9f46e33167b4f01b1ce9c3243240af_video_720p_converted.mp4

Ukraina e Shevcenkos mbetet e pathyer dhe me 100% fitore në tre ndeshjet e luajtura në GRupin B1. Tani vendi i parë është i sigurtë, pas fitores me rivalin direkt Republikën Ceke, që mbeti në kuotën e 3 pikëve. Në të njëjtën Ligë, por në grupin 4 Uellsi fiton derbin britanik, duke u spostuar provizorisht në vendin e parë, përpara Danimarkës.

Me shumë mundësi do të jetë një cështje mes Norvegjisë e Bullgarisë vendi i parë në grupin C3. Nordikët janë imponuar 1-0 në sfidën direkte, duke barazuar ballkanasit me 9 pikë. Nuk përfitoi Qipro që u ndal në transfertën me Slloveninë e vendit të fundit, duke qenë tashmë 5 pikë larg kreut.

Në Ligën D4 befasinë e shkakton Armenia e vendit të fundit, që shkatërroi Maqedoninë e pamundur deri në këtë sfidë, 4-0. Maqedonasit mbeten në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa amernët dhe Gjibraltar (fitues 1-0 ndaj Lihtenshtein) janë në kuotë të barabartë pikësh 4.

REZULTATET E NDESHJEVE

UEFA Nations League - League A: grupi 1

France 2 - 1 Gjermani

UEFA Nations League - League B: grupi 1

Ukraine 1 - 0 Republika Çeke

UEFA Nations League - League B: grupi 4

Irlande 0 - 1 Uells

UEFA Nations League - League C: grupi 3

Norvegji 1 - 0 Bullgari

Sllovenia 1 - 1 Qipro

UEFA Nations League - League D: grupi 1

Kazakistan 4 - 0 Andorra

Letonia 0 - 3 Gjeorgjia

UEFA Nations League - League D:: grupi 4

Armenia 4 - 0 FYR Maqedonia

Gjibraltar 2 - 1 Lihtenshtein

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI