Flash

Vuçiç: Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij mes shqiptarëve e serbëve

Lapsi.al 16 October 2018
Vuçiç: Askush në botë nuk e di saktë ku janë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në një prononcim se mendon që është e nevojshme të ngriten kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiç.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e polikës së tij karshi çështjes së Kosovës, në takimin Kina dhe partnerët “16+1” që po mbahet në Beograd.

“Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit” ka shtuar Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI