Flash

Durrës/ Fundoset në port anija 60 tonë

Lapsi.al 17 October 2018
Durrës/ Fundoset në port anija 60 tonë

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë me tonazh 60 tonë u fundos në portin e Durrësit në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjelle aty nga deti ku kishte pësuar defekt.

Pronari i anijes së quajtur "Klodi" kishte kërkuar ndihmën e rimorkiatorit për të ankoruar në breg peshkatoren pasi kishte pësuar defekt në det.

Pasi anije u ankorua në kalatën lindore aty ku gjendej ish kantieri i riparimit të anijeve, ajo u fundos pasi kishte futur shumë ujë në ambientet e brendshme të saj. Taulant Allka, kapiten i portit të Durrësit tha se kapiteni i anijes po punon dhe ka kontraktuar vinçat për të nxjerrë anijen e për të bërë riparimin e saj. Në portin më të madh të vendit problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit, shkruan News 24.

Ish-kantieri ku ndërtoheshin dhe riparoheshin anijet u privatizua nga një kompani private, e cila në mënyrë arbitrare kantierin e shkatërroi duke e çuar për shkrirje në metalurgjikun e Elbasanit. Në mungesë të Kantierit për riparimin e anijeve armatorët durrsakë janë të detyruar të riparojnë anijet në vendet fqinje, ku kostoja është disa herë më e lartë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI