Flash

Rekordi/ NBA ndërkombëtare: një në 4 lojtarë nuk është amerikan

Lapsi.al 17 October 2018
Rekordi/ NBA ndërkombëtare: një në 4 lojtarë nuk

Kampionati i ri i NBA është gjithnjë e më tepër ndërkombëtar. Sezoni që ndezi prozhektorët mëngjesin e sotëm me orën 2 shqiptare, me ndeshjen mes Celtics e Sixers, është sezoni rekordmen në basketbollin amerikan me 108 lojtarë ndërkombëtarë që përfaqësojnë 42 shtete. Nuk ekziston asnjë skuadër pa një atlet që nuk ka lindur jashtë kufijve të shteteve të Bashkuara.

Kanadaja është vendi që ka eksportuar më shumë talente në Nba: 11 lojtarë me yllin e spikatur Andrew Wiggins i Minnesota Timberëolves. Rekordin e kanadezëve e shqetëson Australia me 9 lojtarë, përfshirë Ben Simmons, nga i cili pritet një sezon prej protagonistri absolut me Philadelphia. 9 janë edhe lojtarët nga Franca, e më pas Spanja (7), Gjermania (6 rekord historik), Kroacia, Serbia e Turqia (me 5). Ndër skuadrat e NBA, më ndërkombëtarja është Dallas me 7, menjëherë pas Utah e Clippers, të dyja me nga 6.

Mes 65 europianëve në NBA 2018-19 dy janë ata që kanë tërhequr vëmendjen: Greku Giannis Antetokounmpo, fenomeni i Bucks që e ka këtë sezonin e pagëzimit përfundimtar, ku synon edhe cmimin MVP. Nëse ia del atëherë do të bëhet europiani i dytë që e arrin, pas Dirk Nowitzki në 2007. Nuk duhet harruar edhe Luka Doncic, shpresa e re e Dallas. Slloveni ka të gjitha kartat në rregull për të marrë titullin e debutuesit të vitit me Mavericks

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI