Flash

Intriga-Neymar: Senatorët e duan tek Barcellona, shfaqet një akord me PSG

Lapsi.al 18 October 2018
Intriga-Neymar: Senatorët e duan tek Barcellona, shfaqet një akord me

Neymar e Barcelona është një histori dashurie e përfunduar keq, por palët mund ti japin një shans të dytë njëri-tjetrit. Kërkesat indirekte nuk kanë munguar, fillimisht nga braziliani, por duket se rezultatet e fundit kanë bërë që edhe katalanasit të hapin dyert për rikthimin e Neymar. Në Spanjë janë të sigurtë: braziliani është gati të kthehet në Camp Nou, drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të vlerësojnë hipotezën dhe vetë presidenti Bartomeu ka zbritur në fushë personalisht për të mësuar dëshirën e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Pikërisht kështu, sepse, sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, gazeta spanjolle pranë blaugranave, kreu i klubit përpara se të vazhdojë me një kundër-blerje ka dashur të sigurohet se rikthimi i brazilianit nuk do të jetë një problem për yjet e tjerë të skuadrës.

Përgjigja ishte unanime: Neymar është i mirëpritur. Senatorët e skuadrës, Messi mbi të gjithë, do ta presin me krahë hapur, për shkak të raporteve të mira me brazilianin, por edhe kualitetit të tij me topin. Do të jetë e komplikuar ti marrësh lojtarin Psg, që vetëm një vit më parë ka paguar 222 milionë euro, por sipas asaj që raporton Cadena Ser, Neymar ka një akord me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, që i lejon të largohet nga klubi parisien në përfundim të këtij sezoni për të njëjtën shifër me të cilën mbërriti në verën e 2017. Shifër që do të bëhet 200 milionë nëse braziliani largohet në verën e vitit 2020.

Por ndjesia është që Neymar do të kthehet me shpejtësi në Spanjë dhe nuk ka ndërmend të presë një tjetër sezon në Parc de Prince.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI