Flash

Juventus gati £65 milionë paund për kampionin e Manchester United

Lapsi.al 18 October 2018
Juventus gati £65 milionë paund për kampionin e Manchester

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, që shkëlqeu në fitoren e Anglisë në Spanjë, në fitoren 3-2 ndaj iberikëve nuk po kalon kohë të lumtura në Manchester. 20 vjecari nuk po gjen hapësirat e duhura me Jose Mourinho këtë sezon dhe Juventus është gati të përfitojë.

Djaloshi i talentuar ka luajtur 52 ndeshje deri tani duke shënuar 13 gola. Ai ishte titullar fiks i United që kur debutoi në shkurt të 2016, ndërsa pavarësisht se Mourinho nuk i jep mundësitë e duhura, Rashford ka treguar se vlen duke shënuar tre gola, këtë sezon, me Kombëtaren e Tre Luanëve, duke e cuar totalin në 6, në 29 takime.

Kampionët e Italisë Juventus janë tërhequr nga kjo situatë, duke kuptuar se me insistimin e duhur mund të përfundojnë një operacion brilant, që vlerësohet aktualisht rreth £65milion paund.

Sipas burimeve brenda klubit italian: "Juventus është duke pritur hapjen e merkatos për Rashford dhe janë gati të bëjnë ofertën për të. Goli i tij ndaj Spanjës konfirmoi se ai është një lojtar i rëndësishëm që tani."

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/cpx92gOrZyJ2dNEGhE2s_15_5fe8785df2e6a20b48f92cd5a6db5822_video_720p_converted.mp4

Sidoqoftë, United do të mundohet të rezistojë me forcë ndaj tentativave të gjigantëve torinezë për të rrëmbyer Rashford nga Old Trafford. Sulmuesi është nën kontratë deri në 2020, me opsionin për një tjertër vit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI