Flash

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Lapsi.al 18 October 2018
PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshjes mes PSG dhe Crvena Zvezda që u luajt në 3 tetor. Vendimi pritej të enjten, por komisioni është shprehur vetëm për akuzën e vonesës së nisjes së sfidës.

Ndeshja në fjalë nuk arriti të fillonte në kohë dhe klubi i kryeqytetit francez do të duhet të paguajë një gjobë prej 20.000 € për shkak të mospërmbushjes së këtij detyrimi. Trajneri i skuadrës Thomas Tuchel gjithashtu ka marrë një paralajmërim për mosdaljen në kohë në fushën e lojës.

Dy akuzat e tjera që bien mbi PSG janë me peshë më të rëndë. Edhe pse tribuna Auteuil ku qëndrojnë ultrasit parisien ishte mbyllur për të shmangur incidentet me tifozerinë serbe, gjithsesi tymuese janë hedhur brenda saj. Përveç kësaj, pranë stadiumit ka pasur përplasje midis një grupi tifozësh dhe forcave të rendit.

Zyrtarët e Parisit i druheshin sanksionit me "dyer të mbyllura" të pjesshëm apo të plotë, për këto dy vepra penale. Shqetësimi i tyre do të mbetet deri kur të përfundojnë hetimet, moment ku do të bëhen të ditura edhe sanksionet e plota dhe përfundimtare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI