Flash

VIDEO/ “Shpifje, shpifje, shpifje” si kopjon Rama Vitorio Sgarbin në Itali

Lapsi.al 18 October 2018
VIDEO/ “Shpifje, shpifje, shpifje” si kopjon Rama Vitorio Sgarbin

Në debatin me gazetarët në “Dritare”, kur nuk ia doli t’i kundërshtojë me fakte dhe argumenta për çështjet e krimit, kanabisit, "Xhisielës" etj, Edi Rama nisi të bërtasë duke përsëritur në pak sekonda për 14 herë rresht, fjalën “shpifje”.

Gazetarët ia vunë disa herë në dukje, se me këtë shpërthim nervash, Rama po tejkalonte normat e një sjelljeje normale, por sërish kryeministri nuk u ndal.

Kjo mënyrë përballjeje në televizion, është e ngjashme, në mos një imitim i shfaqjeve publike që i bën shpesh një miku i tij italian, Vitorio Sgarbi, një nga personazhet më kontroversë të jetës publike në Itali. Madje Sgarbi e ka pranuar në shumë intervista TV se kjo mënyrë skandaloze të qeni e ka ndihmuar më shumë për të tërhequr prozhektorët mbi veten sesa profesioni i tij real i kritikut të artit.

Sgarbi, një kritik arti dhe politikan, i famshëm për sherret, sharjet, banalitetet dhe konfrontimet ndonjëherë fizike në studiot televizive të Italisë ishte disa muaj më parë në Tiranë, i ftuar nga Rama në zyrën e tij në kryeministri. Më pas, Sgarbi e shoqëroi Ramën në promovimin e librit Kurban në panairin që u zhvillua në Itali. Për të parë ngjashmërinë në reagimin mes të dyve, Lapsi.al ka vënë bashkë në një video shpërthimet e nervave të secilit prej të dyve.

https://www.youtube.com/watch?v=CWOMDAMUipo&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=3Ha7y_zNZKQ

 

https://www.youtube.com/watch?v=86LktUvhK-w

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI