Flash

Champions League mund të ndryshojë, 4 skuadra nga një vend konsiderohen tepër

Lapsi.al 19 October 2018
Champions League mund të ndryshojë, 4 skuadra nga një vend

Shoqata e Ligave futbollistike europiane (Epfl) është "krejtësisht kundër" reformës së Champions League e kërkon nga Uefa të kthehet në një "format më të përshtatshëm", duke i rezervuar një hapësirë më të vogël atyre vendeve që kanë nga katër skuadra të garantuara.

Ky ka qenë njoftimi i bërë pas mbledhjes së drejtuesve, që ka kërkuar edhe 'mbrojtjen' në të ardhmen të fundjavës, duke e rezervuar vetëm për kampionatet kombëtare, duke përjashtuar natyrisht të shtunën kur luhet finalja e Champions.

Grupi me 28 liga të futbollit që bëjnë pjesë në këtë shoqatë do ti parashtrojë kërkesat e tij në mbledhjen e ekzekutivit të Uefa në 3 dhjetor në Dublin, ku do të flitet për ndryshimet e mundshme të kompeticionev europiane, me mundësinë për të krijuar një kompeticion të tretë, edhe kjo me 32 skuadra.

Epfl po punon mbi të gjitha në frontin Champions, që duhet të jetë më e përshtatshme e të garantojë "të ardhura më të mëdha" për të gjithë, e jo vetëm klubeve anglezë, italianë, spanjollë e gjermanë, që kanë që tani përfitime të mëdha në krahasim me pjesën tjetër të konkurencës.

"Një ndryshim i nevojshëm - tha sekretari i përgjithshëm i shoqatës, George Pangl -, mjafton të mendosh se 48% të shumës së dhënë nga Uefa në Kupën e Kampionëve e Champions nga 1992 deri më sot ka shkuar vetëm në 14 klube".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI