Flash

Heynckes e Conte, jo...Bayern Mynih konfirmon Kovac

Lapsi.al 19 October 2018
Heynckes e Conte, jo...Bayern Mynih konfirmon Kovac

Katër ndeshjet pa fitore nuk i kanë humbur besimin Bayern Mynih tek tekniku i tyre Niko Kovac: "Jam pozitiv, na duhet vetëm pak fat" është shprehur tekniku, ndërkohë që pavarësisht besimit që i është dhënë nga shoqëria, burime të ndryshme konfirmojnë se janë kontaktuar trajneri i përjetshëm i bavarezëve Heynckes dhe Antonio Conte.

Megjithat asgjë nuk e shpërqendron Kovac: "Të mos lexozh gazetat të ndihmon të relaksohesh: me shumë mundësi në 7 ndeshjet e para është shkruar mirë, ndërsa tani e bëjnë të zezë, edhe pse nuk është kështu ".

Shumë më të bindur në deklaratat e tyre drejtuesit bavarezë, që kanë dalë në mbrojtje të skuadrës dhe trajnerit, me një kundërsulm tipik, përpara transfertës me Ëolfsburg: "Vlerësojmë punën e Kovac, - tha Salihamidzic - është mungesë respekti ajo që po ndodh. Do ta mbroj gjithnjë skuadrën: të vesh në diskutim punën pak javë nga fillimi është e papranueshme ".

Rummenigge ndërkohë mbron emrat individualë në qendër të kritikave: "Bëri një gabim por Neuer ka qenë katër herë portieri më i mirë në botë, polemikat për Hummels e Boateng janë të kota, ndërsa Ribery-Robben kanë fituar gjithcka këtu. Jemi këtu për të thënë se nuk do ta tolerojmë më këtë situatë dhe do të mbrojmë gjithnjë trajnerin dhe klubin".

Të këshilluara

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshj...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI