Flash

Humor anglez/ Mourinho, i dashuri i harruar përpara mbretit të ri të zemrës së Chelsea

Lapsi.al 19 October 2018
Humor anglez/ Mourinho, i dashuri i harruar përpara mbretit të ri

Pasi u bë armik me Antonio Conten, Mourinho do të përballet me një tjetër realitet kur të shkojë me Manchester United në Londër ndaj Chelsea në fundjavë. The Sun, nuk ngurron të bëjë humor me situatën, duke e vlerësuar se "në futboll asgjë nuk qendron pa lëvizur, as emocioni. E nuk bën përjashtim universi i Roman Abramovich.

Kur Mourinho të bëjë kthimin e katërt në SË6 si trajneri i United, do të ndihet si ish-i dashuri i harruar, përpara mbretit të ri të zemrës së Chelsea - shkruan tabloidi.

Tifozët e Chelsea shpejtuan të dhurojnë afeksionin e tyre tek Antonio Conte, pas ikjes së portugezit dy vjet më parë. Tani gjërat kanë ndryshuar edhe njëherë: Edhe pse pronari i Chelsea nuk do të jetë prezent personalisht, është e qartë se sfida ka brenda mjaftueshëm konflikt.

Maurizio Sarri mund të mos ketë sharmin e Mourinhos në pamje të parë. Nuk ka as shpërthimet emocionale që karakterizuan mbretërimin e Contes. Në heshtjen e tij, qetësinë dhe mënyrën e përqendrimit, Sarri ka fituar tifozët e Blutve të Londrës në të gjitha drejtimet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI