Flash

Lopetegui nuk trembet nga Conte: "Nuk pres zëvendësuesin tim"

Lapsi.al 19 October 2018
Lopetegui nuk trembet nga Conte: "Nuk pres zëvendësuesin

Nisja zhgënjyese e sezonit ka hedhur hije mbi të ardhmen e Julen Lopetegui tek Real Madrid që, përvecse të përgatisë ndeshjen me Levanten, duhet edhe të mbrohet nga fjalët. Antonio Conte është favoriti për ta zëvendësuar në rast shkarkimi, por tekniku i merengues është shfaqur i qetë: "Jam i përqendruar në ndeshjen me Levante, jam tekniku i Real dhe i di pritshmëritë. Do ti arrijmë objektivat tona duke punuar e djerësitur".

Madrilenët vijnë nga katër ndeshje pa shënuar asnjë gol, duke marrë vetëm një pikë kundër Atletikos, ndërsa kërkojnë të dalin nga kriza në ndeshjen me Levante. Në qendër të polemikave ështe ish-trajneri i kombëtares spanjolle, që nga qershori në drejtimin e Real Madrid, që në 11 ndeshjet e para ka humbur 4 ndeshje e ka barazuar dy. "Nuk jam në pritje të zëvendësuesit tim", ka thënë Lopetegui gjatë konferencës për shtyp. "Kam besim tek klubi, jam i qetë dhe i përqendruar tek puna ime. Nuk e dimë cfarë do të ndodhë në këtë sezon, por duhet të fitojmë në fushë për tu përmirësuar akoma më shumë. Përqendrimi ynë nuk lidhet me 5-6 ndeshjet e ardhshme por vetëm tek Levante".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI