Flash

Lukaku flirt me Juventus, ish-lojtari i United shpërthen: "Je mosmirënjohës"

Lapsi.al 19 October 2018
Lukaku flirt me Juventus, ish-lojtari i United shpërthen: "Je

Merkato Europiane duket se do të ketë një thriller të ri, ndoshta jo që në janar, por me siguri në qershorin e ardhshëm. Romelo Lukaku nuk është i lumtur tek Manchester United dhe Juventus ka hedhur sytë mbi qendërsulmuesin belg, që do të merrte vendin e Mario Mandzikic në Torino.

Interesimi i bardhezinjve, të cilët do të sfidojnë United në Champions javën tjetër dhe do të kenë mundësinë ta shohin në veprim belgun, e ka joshur shumë Lukakun, që është treguar i hapur ndaj kampionëve të Italisë. Në mes është edhe agjenti i tij, Mino Raiola, një që me bardhezinjtë ka marrëdhënie të shkëlqyera, pa llogaritur që edhe më parë italianët kanë patur kontakte me sulmuesin.

Romelu Lukaku e ka refuzuar njëherë Juventus në verë. Drejtuesit torinezë folën me Raiola, që i referoi situatën sulmuesit në atë kohë të Everton. 23 vjecari pati frikë të niste një aventurë në një kampionat tjetër dhe zgjodhi United, por gjërat kanë ndryshuar.

Ky ndryshim kursi i sulmuesit ka nervozuar Manchester United dhe gjithë ambjentin rreth tyre. Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq, Gary Pallister, i intervistuar nga 888Sport, ka folur mbi Romelu Lukaku: "Të deklarosh se ke ambicje të luash për një klub tjetër kur je i teseruar në një tjetër është mungesë e theksuar respekti, mosmirënjohje e pastër. Ndoshta mund ta mendosh port a thuash hapur është e tmerrshme. Skuadra është nën presion dhe të dëgjosh golashënuesin se do të largohet nuk është situata ideale”.

Të këshilluara

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshj...

20:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI