Flash

Rama vë bast: Fusha e Laprakës nuk prishet, ndërsa Teatri…

Lapsi.al 19 October 2018
Rama vë bast: Fusha e Laprakës nuk prishet, ndërsa Teatri…

Shqetësimit të banorëve të zonës së Laprakës për prishjen e një fushe sporti dhe ndërtimit të një kompleksi pallatesh aty, i ka thënë përgjigje kryeministri Edi Rama me një deklaratë mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Kreu i qeverisë u zotua se “fusha nuk do të prishet”, ndërsa tha se “lejen (për ndërtimin) e kishin firmosur 3 gjykatës që i ka hequr vetingu”.

“Po Teatri (Kombëtar) do prishet?”, - u pyet kreu i qeverisë nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit Arjan Çani.

“Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje” – tha Rama

“Ajo godinë s’është se ka asnjë vlerë, por ama është unike në botë, si ajo s’ka në asnjë vend. Është unike ajo godinë, nëse më gjen një të ngjashme si ajo unë tërhiqem, fakti që është unike s’përbën një motiv për të mos e prishur?” – ndërhyri Çani.

“Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur” – u përgjigj Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI