Flash

Video / Frenohet Juventus, merr barazimin e parë këtë sezon

Lapsi.al 20 October 2018
Video / Frenohet Juventus, merr barazimin e parë këtë sezon

Ky Juventus njihte vetëm një fjalë: fitore. Por, në Stadium zbarkoi Genoa dhe ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, duke rrèmbyer një pikë dhe duke i dhënë fund ecurisë së gjatë të fitoreve të bardhezinjve në kampionat.

Ekzaktësisht: tetë. Meritë e trajnerit Juric që, i thirrur sërish në detyrë, merr në shtëpi një rezultat të dobishëm në një nga stadiumet më të vështirë të Europës. "Mea culpa", gjithsesi, i takon "Zonjës së Vjetër". Bardhezinjtë e dominuan gjerë e gjatë takimin, duke shpërdoruar këtu dhe atje. Cristiano Ronaldo (18'), regjistroi golin e tij të pestë në Serie A, duke i dhënë iluzionin e fitores tifozerisë bardhezi.

Po më pas, me një goditje sa potente aq dhe kirurgjike, mendon Bessa (68') të zbresë "Zonjën" në planetin tokë. Dhe këtu nis një sfidë tjetër. Por kampionët e Italisë, pavarësisht ndërrimeve super luksoze, janë të zbehtë në besim dhe qetësi. Nuk ndryshon asgjë deri në fund me takimin që mbyllet 1-1. Një rezultat, që nuk është bileta më e mirë për t'u prezantuar në "Old Trafford".

https://www.youtube.com/watch?v=fHoVExsG9OM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI