Flash

Greqia e quan punë të mbyllur paktin detar me Shqipërinë: Shtrijmë ujërat territoriale me 12 milje

Lapsi.al 20 October 2018
Greqia e quan punë të mbyllur paktin detar me Shqipërinë:

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, gjatë marrjes së detyrës së ministrit të Jashtëm, ka veçuar marrëdhëniet me Shqipërinë, si një nga sukseset e politikës së jashtme.

Nikos Kotzias ka dorëzuar sot detyrën tek kryeministri Alexis Tsipras, i cili do të mbajë përkohësisht edhe postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Tsipras Vlerësoi votimin e mbrëmshëm në parlamentin e Maqedonisë, si dhe foli për raportet me Shqipërinë.

“Por në Ballkan nuk është vetëm marrëdhënia jonë me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, por është dhe në tërësi marrëdhënia jonë me vende të tjera, si me Shqipërinë. Mundëm të japim perspektivë integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë bazat për zbatimin e marrëveshjes mbi zonat detare. Dhe ligjin për minoritetet. Po promovojmë ndryshimin e teksteve shkollore, ndërsa varrosëm për herë të parë të vdekurit tanë, heronjtë e luftës së dytë botërore”, tha Tsipras.

Ndërkohë ish-ministri Nikos Kotzias foli për negociatat për zonat detare me Shqipërinë dhe Italinë, duke theksuar se “ndodhemi në fazën përfundimtare”. Ai shtoi se është gati dekreti presidencial për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje. Kotzias tha se në fazën e parë do të përfshihet Othonoi dhe gjithë ishujt e vegjël rreth tij, deri në Antikythera, një ishull i vogël në veriperëndim të Kretës.

“Mbi këtë bazë bëhet zgjerimi nga 6 në 12 milje”, tha Kotzias, duke shtuar: “Kjo do të na lehtësojë edhe diskutimet për Zonat Ekonomike Ekskluzive me Italinë dhe Shqipërinë”, u shpreh Kotzias.

Sipas ish-ministrit 12 miljet do të shtrihen aty ku është e mundur, ndërsa në zonat e ngushta do të zbatohet parimi i vijës së mesme.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI