Flash

Laboratori i heroinës/ A u dekonspirua operacioni i policisë?

Lapsi.al 20 October 2018
Laboratori i heroinës/ A u dekonspirua operacioni i policisë?

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga zbulimi i një laboratori të përpunimit të heroinës në Has, por ende ka shumë pak informacion zyrtar nga policia rreth aktivitetit të grupit kriminal që zotëronte këtë punishte droge. Deri më tani janë zbuluar emrat e pesë personave të arrestuar: Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.

Janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije ende. Këta persona konsiderohen si ‘peshq të vegjël’, kryesisht korrierë dhe të punësuar në aktivitetin kriminal, ndërsa kreu i grupit dyshohet se është larguar jashtë vendit. Burime ekskluzive të Lapsi.al thonë se ‘kapoja’ pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Nga të dhënat e deritanishme, shtohen dyshimet për dekonspirim të operacionit policor.

Ndonëse laboratori i drogës mbahej nën vëzhgim prej muajsh dhe madje ka pasur përgjime të personave të përfshirë në këtë aktivitet, duket e habitshme sesi kreu i grupit kriminal ia mbathi jashtë vendit. Dyshimet janë janë se ai është informuar për lëvizjet e policisë, duke konfirmuar edhe njëherë se këtu grupet kriminale në fushën e narkotikëve kanë lidhje okulte me strukturat ligjzbatuese të shtetit. Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë heroinë, si dhe përbërës të tjerë për përpunimin e saj.

Një ditë më parë Policia e Shteti i bëri apel medias të jetë e kujdeshme me raportimet e saj, për të mos cënuar operacionin i cili ende vijon. Po kështu është thënë se një version zyrtar do të komunikohet në ditët në vazhdim. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se në gjurmimin e këtij grupi kriminal janë përfshirë edhe autoritetet gjermane dhe DEA amerikane, sidoqoftë diçka e tillë ende nuk është konfirmuar nga Policia e Shtetit.

Ky nuk është laboratori i vetëm i drogës që është zbuluar në Shqipëri vitet e fundit. Më i madhi i zbuluar ndonjëherë ishte ai i vitit 2014 në Xibrakë të Elbasanit, për të cilin pati arrestime dhe persona të dënuar

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI