Flash

"Lajthit" Wenger: "Pas pesë vjetësh zëvendësimet e lojtarëve do t'i vendosin tifozët"

Lapsi.al 20 October 2018
"Lajthit" Wenger: "Pas pesë vjetësh

Një futboll që ndryshon dhe që po bëhet gjithmonë e më social, në qendër të të cilit janë tifozët dhe lojtarë, ndërsa skuadrat në plan të dytë. Janë fjalët e Arsene Wenger, që ka rrëfyer përshtypjet e tij në një intervistë për Bild: "Në pesë vitet e ardhshme zëvendësimet e një ndeshje mund të vendosen në rrjetet sociale, ndoshta do të ketë edhe një votim në pushimin e ndeshjes për të vendosur se cilët lojtarë do të qëndrojnë në fushë dhe cilët do të zëvendësohen në pjesën e dytë".

Ish-trajneri i Arsenal i ka idetë e qarta për atë që mund të ndodhë: "Pushteti i klubeve vetëm do të dobësohet. Ja pse krerët e shoqërive duhet të jenë më të fortë, për të fituar sfidën kundër influencave të jashtme.

Në verë ishte i bujshëm dhe emblematik kalimi i Ronaldos te Juventus, për të cilin Wenger kishte thënë: "Nëse CR7 lë Real Madrid për Juventus, tifozët e tij do ta ndjekin në Itali. Publiku ndërkombëtar është më i interesuar për lojtarët se sa për klubet. Kjo i jep shumë pushtet lojtarëve. Neymar ka 170 milionë ndjekës. Vetëm ai është shumë më i fortë se i gjithë kampionati francfez".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI