Flash

Po çfarë Trump, personazhi më influent në botë është një futbollist

Lapsi.al 20 October 2018
Po çfarë Trump, personazhi më influent në botë

Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale jo vetëm mes futbollistëve, por edhe në krahasim me gjithë sportistët e të famshmit e planetit. Një sondazh i KPMG, autoriteti që bën bilanct ekonomike të kompanive më të mëdha në botë, ka nxjerrë se portugezi i Juventus është personazhi më me influencë në botë. Më shumë se Messi, Papa Francesco apo Donald Trump. CR7 llogarit suportin e 340 milionë ndjekësve mes Facebook, Instagram e Tëitter, kundër "vetëm" 205 të Neymar e 189 të Messi.

Në nivel sportistësh të kategorive të tjera, distanca është edhe më e madhe sepse ai që e ndjek është LeBron James, me 106 edhe pse shumë më mirë i pozicionuar se Stephen Curry e Conor McGregor, pak më lart se kuota 40. E pamundur të krahasohet Ronaldo edhe me njerëzit e tjerë të famshëm jashtë sportit. Justin Bieber e Taylor Sëift nuk arrijnë as 300 milionë fansa (284 e 268), ndërsa Barack Obama është ndalur në 176 me Trump e Papa Francesco shumë larg (90 e 11).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI