Flash

Vlorë, kapet me kokainë 27-vjeçari. E kishte bërë gati për shitje

Lapsi.al 20 October 2018
Vlorë, kapet me kokainë 27-vjeçari. E kishte bërë

Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë "Fast Service" ku është arrestuar në flagrancë Pavlin Lulaj 27-vjec.

Arrestimi i të riut nga fshati Gjormë me banim në Vlorë është kryer në banesën e tij ne lagjen "10 Korriku".

Gjatë kontrollit të banesës policia ka sekuestuar në cilësinë e provës materiale 30 doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit "Kokainë".

Gjithashtu janë bllokuar dhe një veturë e markës Fiat Punto me targë AA 845 AZ, një aparat celular.

Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", neni 283/2 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI