Flash

Diagnoza/ Messi, frakturë e radius: humbet Inter dhe Real Madrid

Lapsi.al 21 October 2018
Diagnoza/ Messi, frakturë e radius: humbet Inter dhe Real Madrid
Probleme për Barcelonën, atëherë kur nuk duhej. Lionel Messi, kapiteni i blaugrana, gjatë ndeshjen me Sevilla në kampionatin spanjoll është detyruar të dalë nga fusha pas 26 minutash lojë. Argjentinasi, autor i asist për 1-0 e Coutinho e shënuesi i golit të dytë të katalnbasve, doli nga fusha për një problem në bërryl që ka rezultuar serioz: pas një përplasje me Vazquez, argjentinasi është rrëzuar duke e vendosur krahun në një përdredhje jo natyrale. Numri 10 qendroi në tokë për disa minuta e pas ndihmës mjekësore provoi të rifutej në lojë. Dhimbjet e forta nuk e kanë lejuar sulmuesin të vazhdonte, duke i lënë vendin në fushë Dembelé. Dëmtimi, komunikon Barcellona përmes Tëitter, është shumë i rëndë: bëhet fjalë për një frakturë të radius me lëndimin edhe të ligamenteve e kohët e rikuperimit vlerësohen rreth tre javë. Një lajm shumë i keq për teknikun Valverde, që humbet kampionin e tij për dy ndeshjet shumë të rëndësishme: kundër Intër në Champions League dhe për 'El Classico' me Real Madrid në kampionat të dielën e ardhshme.

Të këshilluara

MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Marc Marquez është në qiellin e shtatë: spanjolli është konfirmuar kampion bote në MotoGP. Në Motegi Marquez ka marrë titullin e 5 në klasin mbretëreshë dhe të ...

12:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI