Flash

Fitore me polemika: Partizani mund Luftëtarin, por goli i parë i të kuqve ka tërbuar bluezinjtë

Lapsi.al 21 October 2018
Fitore me polemika: Partizani mund Luftëtarin, por goli i parë i

Partizani rikthehet në krye të klasifikimit, duke iu përgjigjur apelit të Skënderbeut e Kukëit. Skuadra e Gegës ka arritur me vështirësi të thyejë 2-1 Luftëtarin, por ndeshja sigurisht nuk do të kalojë pa polemika: goli i parë i të kuqve ka tërbuar Luftëtarin, që ka pretenduar një faull ndaj portierit. Bardhi ka shtyrë portierin Ruçi, që nën presion nuk ka arritur ta largojë topin që Mensah e dërgoi në rrjetë.

"Shpresoj që gjithçka të jetë bëra pa vetëdije - tha i mërzitur pas ndeshjes tekniku i Luftëtarit Gentian Mezani -. Nuk ka problem. Arbitri sic duket e pa në mënyrë tjetër nga ne të tjerët".

Në fakt ky ka qenë episodi kyc i ndeshjes, të cilin gjirokastritët e protestuan, por pa mundur ti ndryshojnë vendimin. Një ndihmesë "e vogël" për Partizanin, edhe pse Luftëtari barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Shkurtajn.

Skuadra e Mezanit, pavarësisht se ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes, me 6 pikë në 9 ndeshje, është krejt tjetër nga ajo që dukej e dorëzuar pa filluar ndeshje me Kostic në pankinë. Vetëm se këtë herë nuk ka mjaftuar dëshira për të bërë mirë: fillimisht vlerësimi i gabuar i arbitrit dhe më pas një ndërhyrje e c'ekuilibruar e Liçajt që shkaktoi 11 metërshin e shëndërruar në gol nga Telushi kanë vendosur ndeshjen në favor të kryeqytetasve.

Rezultati i tetë pozitiv radhazi për Partizanin, që nuk humbet nga java e parë me Skënderbeun. Të kuqtë me 22 pikë, mbajnë një pikë larg pikërisht korcarët, me të cilët javën e ardhshme do të luajnë kreun e klasifikimit.

Të këshilluara

MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Marc Marquez është në qiellin e shtatë: spanjolli është konfirmuar kampion bote në MotoGP. Në Motegi Marquez ka marrë titullin e 5 në klasin mbretëreshë dhe të ...

12:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI