Flash

Interi i minutave të fundit: Icardi vesh Milanon zikaltër

Lapsi.al 21 October 2018
Interi i minutave të fundit: Icardi vesh Milanon zikaltër
Inter fiton me plot meritë derbin e Milanos, por për ta bërë duhet të presë minutën e 92', duke shfrytëzuar një dalje krejtësisht të gabuar të Donnarumma që lejon Icardin të shënoje me kokë. Suksesi i 6 radhazi i zikaltërve, mes kampionatit e Champions, që kthehen në vendin e tretë dhe vënë nën presion Napolin. Zikaltrit shumë më intensivë, ndërsa Milan u mbrojt poshtë në pjesën e parë, duke rrezikuar të pësonte gol në disa momente. Icardi ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa De Vrij goditi shtyllën. Kuqezinjtë krijuan pak dhe në pjesën e dytë e lanë lojën në duart e Inter, që megjithatë nuk gjeti mënyrë për të thyer murin e ngritur nga Gatusso. Deri kur derbin e vendosi një gabim: Donnarumma gaboi, Icardi jo. Derbi i kampionatit numër 169 u vendos në fund, në zonën ku të besuarit e Spallettit janë ekspertë, duke e lënë tashmë Milan shtatë pikë larg. Inter ka shënuar shtatë gola në 15 minutat e fundit të lojës, më shumë se cdo skuadër tjetër nëSerie A. Pesë fitore radhazi për Inter, që nuk i bënte në një kampionat që nga janari 2017. Pas katër ndeshjesh ku nuk kishte shënuar asnjë gol, Mauro Icardi ka shënuar në të tre ndeshjet e fundit të kampionatit. E Milan duket se është viktima e preferuar e kapitenit zikaltër: 5 gola në 4 ndeshjet e fundit ndaj kuqezinjve. Milan nuk arriti të shënojë për herë të parë, pas 11 ndeshjesh radhazi në Serie A dhe para kësaj ndeshje, herën e fundit që kuqezinjtë nuk kishin bërë të paktën një goditje në kuadrat në pjesën e parë, në Serie A, ishte ndeshja e shkurtit të kaluar kundër Romës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI